Amnisty International: Egjipti u shndërrua në një burg për kritikët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84507-amnisty_international_egjipti_u_shndërrua_në_një_burg_për_kritikët
Organizata Amnisty International ka lëshuar një deklaratë në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut shtypjen e lirisë së shprehjes në Egjipt ku ka kritikuar ashpër autoritetet egjiptiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2019 09:21 Europe/Tirane
  • Amnisty International: Egjipti u shndërrua në një burg për kritikët

Organizata Amnisty International ka lëshuar një deklaratë në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut shtypjen e lirisë së shprehjes në Egjipt ku ka kritikuar ashpër autoritetet egjiptiane.

Amnisty International në këtë deklaratë ka thënë se niveli i shtypjes së lirisë së shprehjes në Egjipt gjatë presidencës së Abdulfetah Al-Sisi ka arritur në gjendjen më të keqe të mundshme.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Rreziku nga kritika ndaj qeverisë në Egjipt në rrethanat aktuale ka arritur në shkallën më të lartë në historinë bashkëkohore të këtij vendi. Egjiptianët trajtohen si kriminel vetëm për shkak të shprehjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve të tyre në mënyrë paqësore".

Në deklaratën e Amnisty International gjithashtu është theksuar: "Strukturat e sigurisë në këtë vend në mënyrë të ashpër kanë mbyllur sferat politike, shoqërore dhe kulturore dhe në këtë mënyrë Egjipti është shndërruar në burgun më të madh për kritikët e shtetit. Autoritetet egjiptiane gjatë vitit 2018, të paktën 111 persona kanë arrestuar për shkaqe qesharake si për shkak të publikimit të mendimeve në Twitter ose për shkak se kanë dënuar abuzimet seksuale ose edhe për shkak të dhënies së një interviste".