Kina në gjysmën e errët të hënës, kultivon bimë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84514-kina_në_gjysmën_e_errët_të_hënës_kultivon_bimë
Kina së bashku me eksploruesin e saj ka dërguar në gjysmën e errët të hënës një kuti të madhe që përmban fara të bimëve dhe vezë të krimbit të mëndafshit që të zhvillohen atje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2019 09:47 Europe/Tirane
  • Kina në gjysmën e errët të hënës, kultivon bimë

Kina së bashku me eksploruesin e saj ka dërguar në gjysmën e errët të hënës një kuti të madhe që përmban fara të bimëve dhe vezë të krimbit të mëndafshit që të zhvillohen atje.

"Daily Mail" raportoi se eksploruesi "'Çang-4" i Kinës ka dërguar bimë dhe kafshë në hënë.

Ky eksplorues përveç pajisjeve për të analizuar rrezet dhe për të kryer testimet kontrolluese dhe lëndëve minerale, ka dërguar edhe farën e patates, vezë të krimbit të mëndafshit dhe fara të bimëve si të "Arabidopsis Thaliana" që është bimë e familjes së lakrave e cila kryesisht përdoret në laboratorë për të studiuar modelin e sjelljes dhe zhvillimit të bimëve në ambiente të ndryshme.  

Fara e bimëve dhe vezët e krimbit të mëndafshit mbahen në një kuti në formë cilindrike dhe parashikohet që ato të kultivohen dhe zhvillohen në një kuti 0.8 litra.

Projekti "Luna mini biospher" është pjesë e studimeve biologjike të Kinës në hapësirë. Ky vend synon të ndërtojë një stacion në hënë dhe deri në vitin 2036 të dërgojë astronaut atje.