Një numër rekord i amerikanëve duan të largohen nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84540-një_numër_rekord_i_amerikanëve_duan_të_largohen_nga_shba
Një numër rekord amerikanësh kanë shprehur dëshirën e tyre për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara që kur Donald Trump u bë president.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 05, 2019 20:13 Europe/Tirane
  • Një numër rekord i amerikanëve duan të largohen nga SHBA

Një numër rekord amerikanësh kanë shprehur dëshirën e tyre për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara që kur Donald Trump u bë president.

Një sondazh i Gallup publikuar të premten zbuloi se që kur Trump mori detyrën në vitin 2017, një numër rekord amerikanësh, veçanërisht gra të reja, duan të largohen nga Amerika. Për shumë vite dëshira për tu larguar nga SHBA ishte e fiksuar në rreth një në dhjetë amerikanë, megjithatë, në dy vitet e fundit, dëshira për të lënë SHBA përgjithmonë u rrit në 16% të amerikanëve. Sondazhi i Gallup tregon se dëshira për të lënë SHBA përgjithmonë ishte e lartë në mesin e të rinjve, veçanërisht grave të reja dhe amerikanëve me të ardhura më të ulëta. Tridhjetë për qind e amerikanëve nën moshën 30 vjeç kanë thënë se do të donin të largoheshin nga SHBA. Dyzet përqind e grave nën moshën 30 vjeç, u shprehën se nëse do kishin mundësi, ato do të dëshironin të lëviznin përgjithmonë në një vend tjetër, ndërsa 20% e meshkujve amerikanë nën moshën 30 vjeç, thanë se do të donin të largoheshin nga SHBA.