Jelekverdhët vazhdojnë protestat e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84552-jelekverdhët_vazhdojnë_protestat_e_tyre
Jelekverdhët e Francës janë përplasur me policinë. Agjentët përdorën gaz lotsjellës në Beauvais, në veri të Parisit dhe në Montpellier për të shpërndarë demonstratat, ndërsa në Saint Malo policia kishte dëbuar demonstruesit që penguan hyrjen në port, duke ndaluar dy vetë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2019 05:10 Europe/Tirane
  • Jelekverdhët vazhdojnë protestat e tyre

Jelekverdhët e Francës janë përplasur me policinë. Agjentët përdorën gaz lotsjellës në Beauvais, në veri të Parisit dhe në Montpellier për të shpërndarë demonstratat, ndërsa në Saint Malo policia kishte dëbuar demonstruesit që penguan hyrjen në port, duke ndaluar dy vetë.

Në Beauvais, ku ndodhet një nga aeroportet në rajonin e Parisit, policia ka përdorur gaz për të parandaluar marshimin nga qendra. Disa të plagosur në Paris – Disa njerëz u plagosën para Muzeut D’Orsay në Paris, ku njëra prej protestuesve u ndal. Sipas demonstruesve, të plagosurit, të shpëtuar nga ndihmësmjekët të pranishëm në vend, u goditën nga policia me të ashtuquajturat “topin e nxehtë”, predha jo vdekjeprurëse, kur ata ishin pranë një barkë në flakë në Seine. 103 persona janë ndalur nga policia. Qytetarët protestojnë kundër Presidentit Emmanuel Macron, e cili filloi më 17 nëntor të vitit të kaluar si një lëvizje kundër rritjes së taksave të karburantit. Një grup prej 15 vetash , disa të veshur me jelekë të verdhë, kanë dëmtuar zyrën e Ministrisë Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zyra e zëdhënësit të qeverisë është dëmtuar. Benjamin Griveaux, zëdhënës i ekzekutivit dhe disa punonjës të tij janë evakuuar nga forcat e sigurisë.