6 të vdekur nga mbytja e anijes në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84595-6_të_vdekur_nga_mbytja_e_anijes_në_turqi
Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2019 15:15 Europe/Tirane
  • 6 të vdekur nga mbytja e anijes në Turqi

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.

”Shtatë prej 13 personave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA. Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan. Anija tregtare që udhëtonte nën flamurin panamez u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të krahinës së Samsunit. Sipas shtypit, nëntë nga personat në bord janë ukrainas, dy janë azerë dhe dy janë rusë.