Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA
Administrata e Trumpit, pa e njoftuar aspak më parë BE, ka degraduar statusin diplomatik të misionit të BE-së në Uashington nga statusi në nivel shteti në atë të një organizatë ndërkombëtare.
"Ne nuk e dimë saktësisht, kur është bërë kjo, sepse ata nuk na njoftuan", thotë një zyrtar i BE-së që merret me çështjen për Deutsche Wellen. "Mund të konfirmoj se kjo nuk është pritur mirë në Bruksel", ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se çështja po diskutohet ende. Megjithatë në dhjetor 2018 ka pasur bisedime mes BE dhe SHBA lidhur me këtë çështje e përfaqësues të BE kanë konfirmuar ndërkohë, se ambasadori aktual i BE-së në Uashington, David O'sullivan ka rimarrë rangun protokollar të mëparshëm, por diplomati i lartë i BE-së është deri në shkurt në këtë post. Misioni i BE-së ka bëtë të ditur, se ambasadori i BE-së në Uashington nuk është ftuar në disa evente vitin e kaluar. Diplomatët besojnë, se ky veprim diplomatik mund të jetë bërë në fund të tetorit ose fillim të nëntorit. Degradimi i misionit ra në sy ditën e funeralit të organizuar për presidentin e ndjerë George H.W.Bush më 5 dhjetor 2018. Ambasadorët i dhanë nderimin e fundit presidentit Bush dhe ambasadori i BE-së, David O'Sullivan është thirrur, jo sipas rangut që i japin vitet e shërbimit në diplomaci, por është thirrur i fundit, bëjnë të ditur zyrtarë të BE-së. David O'Sullivan ishte thirrur në raste të tilla në 20-të deri të 30-të të parët sipas renditjes së diplomatëve.