Avioni francez “Mirage” zhduket nga radari në kufi me Zvicrën
Janar 09, 2019 15:57 Europe/Tirane
Një avion luftarak francez me dy pilotë është zhdukur nga radari në zonën jo shumë larg kufirit zviceran, sot gjatë fluturimit.
Një zëdhënëse e Forcave Ajrore franceze tha se bëhet fjalë për një avion luftarak i gjuetisë dhe i përgjimit “Mirage 2000D” dhe se rajoni malor në mes të Dub dhe Zur ishte lokacioni i fundit i regjistruar nga radarët. Aeroplani fluturoi pak pas orës 11.00 nga baza ajrore në verilindje të Francës, raporton AP.
Tags