Rusia i dënon planet e Britanisë për baza të reja ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84726-rusia_i_dënon_planet_e_britanisë_për_baza_të_reja_ushtarake
Moska i dënoi planet e Britanisë për të ndërtuar baza të reja ushtarake në juglindje të Azisë dhe Karaibe, duke thënë se Rusia është e gatshme për masa hakmarrëse nëse kërcënohen interesat e saj ose të aleatëve të saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2019 16:23 Europe/Tirane
  • Rusia i dënon planet e Britanisë për baza të reja ushtarake

Moska i dënoi planet e Britanisë për të ndërtuar baza të reja ushtarake në juglindje të Azisë dhe Karaibe, duke thënë se Rusia është e gatshme për masa hakmarrëse nëse kërcënohen interesat e saj ose të aleatëve të saj.

Ministri i Brendshëm britanik, Gavin Williamson, ka thënë në dhjetor se Britania mund të ndërtojë baza të reja ushtarake "brenda pak vitesh", pasi ky vend të dalë nga Bashkimi Evropian. Williamson ka thënë se zgjerimi do të ishte pjesë e një strategjie të Britanisë për t'u bërë një "lojtar i vërtetë global" pas Brexit-it. Ai nuk e ka specifikuar se ku mund të ndërtohen këto baza. Duke folur të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se planet janë misterioze dhe paralajmëroi se ato mund t'i destabilizojnë çështjet botërore.  Rusia ka baza ushtarake në disa ish-vende sovjetike. Ajo po ashtu operon me objekte ushtarake në Siri dhe Vietnam.