Jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84774-jep_dorëheqjen_ministri_grek_i_mbrojtjes
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2019 10:56 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar, drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras, raporton Tch.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila ka vendosur të largohet nga koalicioni.

Nga ana e tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar votëbesim për qeverinë, i cili pritet të zhvillohet të enjten.