Vazhdojnë protestat të ‘Jelekëve të Verdhë’ në Francë
Janar 13, 2019 15:55 Europe/Tirane
Protestuesit u përleshën me policinë në Paris dhe qytete të tjera të Francës të shtunën, ndërsa me mijëra vetë dolën nëpër rrugë në fundjavën e nëntë të zemërimit ndaj Presidentit Emmanuel Macron.
Dhjetëra vetë janë arrestuar, ndërsa zyrtarët kanë premtuar se do të reagojnë ndaj dhunës që ka shoqëruar këto demonstrime që nga nëntori. Marshimet e “Jelekëve të Verdhë” nisën qetësisht nën një prani të madhe të forcave të rendit, me 80 mijë oficerë të dislokuar në të gjithë vendin. Ata këndonin Marsejezën, himnin kombëtar, dhe mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Pasiguria nuk është punë”.
Tags