Macron përpiqet t'i japë fund lëvizjes së "jelekverdhëve"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84813-macron_përpiqet_t'i_japë_fund_lëvizjes_së_jelekverdhëve
Kërkesat e protestuesve që kanë pushtuar Francën prej nëntorit të kaluar do të jenë në fokus të një debati mbarëkombëtar që qeveria franceze po organizon duke nisur nga dita e nesërme deri në datën në 15 mars.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2019 15:43 Europe/Tirane
  • Macron përpiqet t'i japë fund lëvizjes së

Kërkesat e protestuesve që kanë pushtuar Francën prej nëntorit të kaluar do të jenë në fokus të një debati mbarëkombëtar që qeveria franceze po organizon duke nisur nga dita e nesërme deri në datën në 15 mars.

Presidenti Macron në një letër drejtuar popullit francez tha se debatet do të trajtojnë çdo temë pa përjashtim, duke u fokusuar në katër shtylla kryesore, si taksat, shërbimet publike, masat mjedisore dhe demokracia. Macron pranoi se ai solidarizohet me kërkesat e shprehura nga protestuesit "jelekverdhë", por pa saktësuar nëse do të heqë dorë nga reformat e tij pro biznesit, për të cilat akuzohet si "presidenti i të pasurve". Edhe qeveria franceze konfirmoi të hënën gatishmërinë për të ulur taksat e kritikuara, por theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo masë do të kërkojë me patjetër shkurtimin e buxhetit për shërbimet publike. Debati i madh kombëtar në Francë do të zgjatë deri në datën 15 mars, periudhë në të cilën presidenti Macron pritet të raportojë përfundimin e konsultave dhe arritjet e shënuara.