Pompeo takohet me mbretin e Omanit
Janar 15, 2019 05:05 Europe/Tirane
Mike Poempeo, sekretari amerikan i shtetit në kuadër të turneut të tij rajonal, ka shkuar në Oman ku është takuar me Kabus bin Said mbreti i Omanit.
Në takim ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Maskat është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet midis Katarit dhe disa vendeve arabe të rajonit. Sekretari amerikan i shtetit më herët ka kryer vizita në Jordani, Egjipt, Irak, Bahrejn, EBA dhe Katar. Në një kohë tjetër sekretari amerikan i shtetit pritet të vizitojë edhe Kuvajtin.
Tags