Trump i dërgon letër liderit të Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84832-trump_i_dërgon_letër_liderit_të_koresë_veriore
Kanali televiziv CNN ka njoftuar se presidenti i Amerikës së fundi i ka dërguar një letër liderit të Koresë Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2019 12:22 Europe/Tirane
  • Trump i dërgon letër liderit të Koresë Veriore

Kanali televiziv CNN ka njoftuar se presidenti i Amerikës së fundi i ka dërguar një letër liderit të Koresë Veriore.

Kanali informativ CNN duke cituat një funksionar të informuar për negociatat e ardhshme mes Uashingtonit dhe Penianit, ka thënë se kjo letër përmban detaje në lidhje me raundin e dytë të negociatave të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe Kim Jung Un, liderit të Koresë Veriore.

Sipas këtij burimi të informuar, Kim Yong-chol, ish-shefi i inteligjencës së Koresë Veriore dhe një prej anëtarëve të lartë të ekipit negociator të këtij vendi me Amerikën, këtë javë do të udhëtojë në Uashington për të finalizuar detajet e takimit Trump-Un.

Sekretari amerikan i shtetit të hënën ka deklaruar se takimi i dytë i Trump dhe Kim Jung Un sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Vietnam.

Raundi i parë i negociatave të Trump dhe Kim Jung Un u zhvilluar në qershor të vitit 2018 në Singapor.