Franca përgatitet për një Brexit pa  marrëveshje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84891-franca_përgatitet_për_një_brexit_pa_marrëveshje
Franca ka gati një plan investimesh prej 50 milionë eurosh për të ndihmuar portet dhe aeroportet e vendit, të cilat së bashku me sektorin e peshkimit do të goditen më fort në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje për Brexit-in.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2019 16:23 Europe/Tirane
  • Franca përgatitet për një Brexit pa  marrëveshje

Franca ka gati një plan investimesh prej 50 milionë eurosh për të ndihmuar portet dhe aeroportet e vendit, të cilat së bashku me sektorin e peshkimit do të goditen më fort në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje për Brexit-in.

Franca aktivizoi planin e menaxhimit të pasojave në rast se nuk do të ketë një marrëveshjen për shkëputjen e Britanisë nga BE. Kryeministri francez ,Édouard Philippe, tha se ky është skenari më i mundshëm. Ai deklaroi:" Për t’iu bërë ballë pasojave që do të vijnë nga mungesa e një marrëveshjeje të Brexit-it, ne vendosëm të investojmë 50 milionë euro për portet dhe aeroportet franceze, të cilat padyshim do të jenë më të prekurat nëse do të ketë një Brexit të fortë". Kryeministri Philippe tha se ekzekutivi francez do të hartojë plane për të ndihmuar industrinë e peshkimit, e cila gjithashtu ka gjasa të preket fuqishëm nga një Brexit pa marrëveshje. Përpjekja dyvjeçare e kryeministres Theresa May për të arritur një marrëveshje me Bashkimin Europian u godit nga parlamenti britanik të martën, duke shënuar humbjen më të madhe për një udhëheqës në historinë moderne të Britanisë.