Trump, personalisht ka dhënë urdhrin për arrestimin e Marzijeh Hashemi
(last modified Sun, 20 Jan 2019 14:16:46 GMT )
Janar 20, 2019 15:16 Europe/Tirane
  • Trump, personalisht ka dhënë urdhrin për arrestimin e Marzijeh Hashemi

Sipas një deputeti të Parlamentit Islamik të Iranit, Donald Trump vet ka dhënë urdhrin për arrestimin e gazetares së kanalit Press Tv të Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kryetari i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit, z. Falahat Pishe, ka deklaruar se arrestimi i Marzije Hashemi është në bërë në bazë të një urdhri anti-ligjor të cilin e ka dhënë vet Donald Trump dhe ne me padyshim se do ta ndjekim këtë çështje në qarqet ndërkombëtare dhe në kuadër të diplomacisë së përgjithshme.

Z. Falahat Pishe shtoi: "Me çfarëdo arsye që të jetë arrestuar gazetarja e kanalit Press Tv, ky veprim është në kundërshtim me ligjet e brendshme të Amerikës dhe në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare. Ky veprim na kujton një realitet i cili ekziston që nga viti 2001 dhe është miratuar që nga koha e ish-presidentit Bush ku sipas këtij ligji të gjitha të drejtat përkatëse me liritë qytetare, liritë e shprehjes dhe liritë e mediave, mund të shkelen ose të pezullohen.

Tags