Shkon në 79 numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84972-shkon_në_79_numri_i_viktimave_nga_shpërthimi_në_meksikë
Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 79, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 20, 2019 19:58 Europe/Tirane
  • Shkon në 79 numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë

Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 79, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur.

Omar Fayad, guvernatori i shtetit Hidalgo, ku ka ndodhur shpërthimi, në një konferencë për media të mbajtur në orët e vona të 19 janarit, tha se edhe pesë trupa të pajetë janë gjetur në vendngjarje. Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit. Qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para se të ndodhte shpërthimi. Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz Manero tha se hetuesit janë duke hetuar se çfarë shkaktoi shpërthimin. Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje, ka njoftuar Manero.