Italia kërkon ndëshkimin e Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84982-italia_kërkon_ndëshkimin_e_francës
Zv/kryeministri i Italisë ka kërkuar dënimin e vendeve si Franca për shkak se duke varfëruar gjithnjë e më shumë vendet afrikane janë bërë shkak për shtimin e valës së emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2019 04:43 Europe/Tirane
  • Italia kërkon ndëshkimin e Francës

Zv/kryeministri i Italisë ka kërkuar dënimin e vendeve si Franca për shkak se duke varfëruar gjithnjë e më shumë vendet afrikane janë bërë shkak për shtimin e valës së emigrantëve.

Luigi Di Maio, ka shpresuar se BE do të ndëshkojë ato vende që janë bërë shkak për katastrofat njerëzore në Mesdhe. vetëm një ditë më parë rreth 170 persona kenë vdekur në dy incidente të ndara në ujërat e Mesdheut. Lajmi jepet nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR. Marina italiane raporton mbytjen e një anijeje pranë brigjeve të Libisë, me 117 persona në bord, ndërkohë që autoritetet marokene dhe spanjolle janë përpjekur, me sa duket pa sukses, të gjejnë një varkë të humbur në Mesdheun perëndimor. Agjencia e OKB-së për Refugjatët, gjithsesi kujdeset të theksojë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Por, në një përmbledhje për vitin 2018, ajo nënvizon se më shumë se 2.200 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre të dështuara për të kaluar Mesdheun. “Nuk mund të bëjmë një sy ‘qorr’ përpara këtij numri kaq të lartë njerëzish që po humbasin jetën pranë dyerve të Evropës”, tha Komisionari i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një deklaratë për shtyp. “Asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet, apo të pengohet, për shpëtimin e jetëve në rrezik në mes të detit”, theksoi më tej ai.