Shkencëtarët iranian ndërtojnë robot fluturues dhe vrapues
Robotët e ndërtuar nga njeriu kryesisht ose vetëm mund të ecin dhe të kërcejnë ose vetëm mund të fluturojnë në qiell, mirëpo studiuesit iranianë në Universitetin North Eastern të Amerikës kanë ndërtuar një robot i cili ka të gjitha këto kapacitete.
Agjencia e lajmeve New Atlas njoftoi se ky robot jo vetëm që mund të ecë shumë lehtë me dy këmbët e tij dhe mund të kërcejë, por ai mund të fluturojë edhe për një distancë të shkurt ose nëpërmjet kësaj metode të kalojë pengesat para vetes.
Ky robot quhet "LEONARDO" dhe kjo fjalë është shkurtesë e fjalisë "LEg ON Aerial Robotic DrOne" e cila tregon kapacitetet e ndryshme të këtij roboti. Ky robot është i gjatë 80 cm dhe mund ta ruajë shumë mirë ekuilibrin e vet. Shumica e pjesëve të këtij roboti janë ndërtuar nga fibrat e karbonit dhe pesha e tij është vetëm 2.7 kg..
Projektuesi kryesor i këtij roboti është Alireza Ramazani ndërsa Morteza Gharib dhe Suzan Jo Çang e kanë ndihmuar atë në këtë projekt.