Erdogan pritet nga Putini
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85049-erdogan_pritet_nga_putini
Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën në Kremlin, për të diskutuar mbi bisedimet për Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2019 16:05 Europe/Tirane
  • Erdogan pritet nga Putini

Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën në Kremlin, për të diskutuar mbi bisedimet për Sirinë.

Turqit kishin njoftuar më herët se bisedimet do të fokusoheshin mbi “zonën e sigurisw” nga Ankaraja zyrtare, në Sirinë veriore. Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord për të koordinuar operacionet në terren, në Siri, pas njoftimit befasues të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë muajit të kaluar për tërheqjen e rreth 2.000 trupave amerikanë nga Siria. Në nisje të takimit të tyre në Kremlin, Putin iu referua Erdoganit me fjalët “i dashur mik”, teksa tha se vendet e tyre “punojnë bashkërisht për çështje të sigurisë rajonale, e po ashtu bashkëveprojnë aktivisht në Siri”. Erdogani përdori të njëjtën shprehje vlerësuese për Putinin, siç vërehet në komentet e përkthyera nga shtypi rus, e tha se “solidariteti ynë është një kontribut me peshë në sigurinë e rajonit”.