Janar 23, 2019 20:35 Europe/Tirane
  • Moska: Izraeli duhet të ndalë sulmet

Rusia i ka kërkuar Izraelit të ndalë sulmet ajrore "spontane" në Siri, disa ditë pasi ushtria izraelite kreu sulme të reja pranë kryeqytetit sirian, Damask.

"Praktika e sulmeve spontane në territorin e një shteti sovran, në këtë rast Siria, duhet të përfundojë," tha të mërkurën zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë TASS. Zakharova tha se lëvizje të tilla nga Tel Avivi vetëm nxitin tensionet në rajon dhe dëmtojnë interesat afatgjata të të gjithë lojtarëve rajonalë, përfshirë vetë Izraelin. "Ne duhet të parandalojmë kthimin e Sirisë, e cila ka vuajtur shumë gjatë viteve të fundit të konfliktit të armatosur, në një arenë të zgjidhjes së çështjeve gjeopolitike, "deklaroi Zakharova dhe shtoi: "Dhe ne i nxisim të gjithë të mendojnë për pasojat e mundshme të shkaktimit të kaosit më të madh në Lindjen e Mesme". Siria ka paralajmëruar se mund të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje për t'u përgjigjur ndaj sulmeve ajrore izraelite të kohëve të fundit kundër një aeroporti civil pranë Damaskut, duke goditur aeroportin  Ben Gurion të Tel Avivit nëse Këshilli i Sigurimit i OKB nuk arrin të mbajë përgjegjësitë e veta dhe të veprojë kundër agresioneve të regjimit sionist kundër Sirisë.

 

Tags