Evropa shumë shpejt do të vejë në funksion sistemin SPV
(last modified Fri, 25 Jan 2019 07:48:27 GMT )
Janar 25, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Evropa shumë shpejt do të vejë në funksion sistemin SPV

Njëkohësisht me deklaratën e nxjerrë nga Komisioni Evropian për vënien në funksion të sistemit të veçantë monetar të Iranit me Evropës të njohur me emrin SPV, autoritetet evropiane kanë deklaruar se ky sistem do të futet në punë ditën e hënë.

Zëdhënësja e Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE ditën e enjte në një konferencë të saj në Bruksel ka thënë: Përgatitjet për vënien në funksion të sistemit monetar të Evropës me Iranin kanë bërë progrese të konsiderueshme dhe shumë shpejt ky sistem do të vihet në funksion. Agjencia Bloomberg citon 3 diplomatë evropianë të cilët kanë thënë se 28 janar është data e paralajmëruar për vënien në funksion të sistemit SPV, por disa çështje të mbetura mund të shtyjnë edhe për disa ditë këtë datë. Më herët ministri francez i jashtëm ka deklaruar se sistemi i veçantë i transaksioneve monetare midis Iranit dhe BE do të vihet në funksion shumë shpejt. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian deklaroi se në ditët në vijim duhet të krijohet një mekanizëm tregtar i mbështetur nga BE, i njohur si Mekanizmi për Qëllime të Posaçme (SPV), që synon lehtësimin e biznesit jo-dollarësh me Iranin përballë sanksioneve amerikane. SPV "duhet të zbatohet në ditët në vijim", tha Le Drian të mërkurën në komisionin e çështjeve të jashtme të parlamentit francez. "Ky mekanizëm do të funksionojë si një lloj qendre pastrimi që do të lejojë që Irani të përfitojë në euro nga disa nga burimet e tij të naftës dhe njëkohësisht të blejë produkte thelbësore nga tre partnerët kryesorë evropianë", shtoi ai. SPV është një mekanizëm alternativ i pagesave që mund të ndihmojë kompanitë që të tregtojnë me Iranin pa u ndeshur me dënimet amerikane.

Tags