Amerika tërhiqet sa i përket takimit të Varshavës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85118-amerika_tërhiqet_sa_i_përket_takimit_të_varshavës
DASH është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tij dhe pa përmendur emrin e Iranit, ka bërë të ditur tematikën që do të trajtohet në takimin e Varshavës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 26, 2019 09:46 Europe/Tirane
  • Amerika tërhiqet sa i përket takimit të Varshavës

DASH është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tij dhe pa përmendur emrin e Iranit, ka bërë të ditur tematikën që do të trajtohet në takimin e Varshavës.

Në deklaratën e lëshuar nga DASH thuhet se takimi i Varshavës do të përqendrohet në të ardhmen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për zgjidhjen e krizave të rajonit, si dhe ndikimin e tyre në rajon, zhvillimin e raketave dhe ndalimin e përhapjes së tyre, sigurinë kibernetike, kërcënimet e reja në fushën e energjisë dhe përballja me radikalizmin. Më herët Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit qartazi ishte shprehur se takimi i Varshavës do të përqendrohet në atë që ai e quajti veprime destruktive të Iranit në rajon. Takimi do të mbahet më 13-14 shkurt në Varshavë. Me dhjetëra vende kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimin e Varshavës. Mes tyre është edhe Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE.