Marzijeh Hashemi paralajmëron për arrestimin e personave të pafajshëm në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85139-marzijeh_hashemi_paralajmëron_për_arrestimin_e_personave_të_pafajshëm_në_amerikë
Prezantuesja dhe gazetarja e kanalit Press Tv ka paralajmëruar në lidhje me padrejtësinë në sistemin gjyqësor të Amerikës dhe arrestimin e personave të pafajshëm.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2019 14:33 Europe/Tirane
  • Marzijeh Hashemi paralajmëron për arrestimin e personave të pafajshëm në Amerikë

Prezantuesja dhe gazetarja e kanalit Press Tv ka paralajmëruar në lidhje me padrejtësinë në sistemin gjyqësor të Amerikës dhe arrestimin e personave të pafajshëm.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Marzijeh Hashemi në protestën kundër arrestimit të saj në Uashingtoni, ka dënuar sistemin gjyqësor i Amerikës për trajtime çnjerëzore.  

Marzijeh Hashemi ka thënë se këtë tubim protestues e kemi organizuar për arsye se dëshirojmë që qeveria e Amerikës le ta dijë se nuk mund t'i frikësojë njerëzit.

Hashemi ka shtuar se autoritetet e Amerikës mund t'i vendosin një emër tjetër këtyre veprimeve të tyre, mirëpo forcat e sigurisë së Amerikës në realitet mua më kanë rrëmbyer në aeroportin e St. Louis.

Protestuesit të cilët mbanin pankarta në duar, kanë hedhur slogane kundër sistemit gjyqësor të Amerikës dhe kanë kërkuar nga autoritetet amerikane të përgjigjen në lidhje me arrestimin e Marzijeh Hashemi.