BE kërkon zgjedhje të parakohshme në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85152-be_kërkon_zgjedhje_të_parakohshme_në_venezuelë
Krerët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës kanë kërkuar nga presidenti venezuelian Nicolas Maduro që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Venezuelë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • BE kërkon zgjedhje të parakohshme në Venezuelë

Krerët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës kanë kërkuar nga presidenti venezuelian Nicolas Maduro që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Venezuelë.

Rivali i Maduro, Juan Guaido deklaroi veten president të përkohshëm të mërkurën. SHBA thonë se mbështesin Guaido si president. Maduro ka akuzuar për ngritjen e një grushti shteti dhe ndërpreu lidhjet me SHBA. Presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë më parë këtë muaj. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në Twitter: "Spanja ka përgjegjësi për Amerikën Latine. Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë apo heqim qeverinë, ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë." Franca dhe Gjermania gjithashtu lëshuan deklarata të ngjashme, në atë që dukej si një kërkesë e bashkërenduar për zhvillimin e zgjedhjeve në Venezuelë. Një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi krizën në Venezuelë pritet të mbahet sonte.