Rikthehen protestat në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85153-rikthehen_protestat_në_francë
Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Këtë të shtunë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e  Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 15:14 Europe/Tirane
  • Rikthehen protestat në Francë

Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Këtë të shtunë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e  Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.

Siç raportojnë mediat vendase demonstruesit kanë sulmuar forcat e policisë, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur. Që prej nëntorit qytetarët francëzë kanë pushtuar rrugët kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit. Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar. Lëvizja “Jelekët e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së çmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës.