Rikthehen protestat në Francë
Janar 26, 2019 15:14 Europe/Tirane
Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Këtë të shtunë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.
Siç raportojnë mediat vendase demonstruesit kanë sulmuar forcat e policisë, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur. Që prej nëntorit qytetarët francëzë kanë pushtuar rrugët kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit. Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar. Lëvizja “Jelekët e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së çmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës.
Tags