Britania bllokon 1.2 miliard dollarë kapital të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85162-britania_bllokon_1.2_miliard_dollarë_kapital_të_venezuelës
Banka Qendrore e Britanisë së Madhe ka bllokuar një kapital prej 1.2 miliard dollarë të qeverisë së Venezuelës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Britania bllokon 1.2 miliard dollarë kapital të Venezuelës

Banka Qendrore e Britanisë së Madhe ka bllokuar një kapital prej 1.2 miliard dollarë të qeverisë së Venezuelës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Bloomberg sipas të cilës Britania i është përgjigjur negativisht qeverisë së Nicolas Maduro për transferimin e 1.2 miliard dollarëve që janë në rezerva të arit dhe që ruhen në Britaninë e Madhe. Krerët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës kanë paralajmëruar presidentin venezuelas Nicolas Maduro se duhet zhvillojë zgjedhjet brenda tetë ditësh ose do të njohin opozitën. Maduro është nën presion pasi rivali i tij Juan Guaido deklaroi veten president të përkohshëm të mërkurën, mes protestave të mëdha kundër tij. Disa vende, përfshirë SHBA, thonë se mbështesin Guaido si president. Maduro e ka akuzuar për ngritjen e një grushti shteti dhe preu lidhjet me SHBA. Presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë më parë këtë muaj. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në Twitter: "Spanja ka përgjegjësi për Amerikën Latine. Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë apo heqim qeverinë, ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë." Franca dhe Gjermania gjithashtu lëshuan deklarata të ngjashme, në atë që dukej si një kërkesë e bashkërenduar për zhvillimin e zgjedhjeve në Venezuelë.