Austria kritikon SHBA për qasjen ndaj Evropës
Janar 27, 2019 19:27 Europe/Tirane
Presidenti austriak kritikoi politikat dhe qasjen e SHBA ndaj Evropës.
Alexander Von Derbelen, president i Austrisë, ka thënë se administrata amerikane karshi vendeve evropiane sillet sikur këto vende të ishin koloni të SHBA. Politikat dhe veprimet e presidentit amerikan Donald Trump janë përballur me kritika nga vendet evropiane. Shumë liderë evropianë kanë kritikuar hapur veprimet e Trump, duke thënë se këto veprime nuk i përngjajnë një aleati.
Tags