Arrestohet njëri nga udhëheqësit e ‘Jelekëve të Verdhë’
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85181-arrestohet_njëri_nga_udhëheqësit_e_jelekëve_të_verdhë’
Njëri nga udhëheqësit e “Jelekëve të Verdhë” në Francë, Maxime Nicolle u arrestua me arsyetimin se ka vazhduar të protestojë pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga policia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2019 16:13 Europe/Tirane
  • Arrestohet njëri nga udhëheqësit e ‘Jelekëve të Verdhë’

Njëri nga udhëheqësit e “Jelekëve të Verdhë” në Francë, Maxime Nicolle u arrestua me arsyetimin se ka vazhduar të protestojë pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga policia.

Sipas lajmeve në shtypin francez mësohet se Nicolle është arrestuar mbrëmë në protestat e zhvilluara në Bordeaux, me arsyetimin se pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga policia ka vazhduar protestën duke nxitur edhe protestuesit e tjerë. Në një deklaratë para se të arrestohej, Nicolle ka thënë, se “ata që thonë se ka përfunduar lëvizja e ‘Jelekëve të Verdhë’ të shikojnë këtu. Jemi në muajin janar dhe ndodhemi ende këtu. Do të vazhdojmë protestat sa të jetë e nevojshme”. Ndërkohë edhe Eric Drouet, një tjetër udhëheqës i “Jelekëve të Verdhë” në një postim në rrjetet sociale pas plagosjes së rëndë në sy nga ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës ndaj Jerome Rodrigeus në protestat e zhvilluara mbrëmë në sheshin Bastille” të Parisit, ka ndarë mesazhin: “Lërini mënjanë grindjet, lufta nuk luhet por fitohet. Bëj thirrje për kryengritje të pashembullt me çdo mundësi”. Protestat e “Jelekëve të Verdhë” po mbahen tashmë prej 11-javësh me radhë në mbarë Francë nën masa intensive të sigurisë.