Francezët vazhdojnë protestat kundër sistemit kapitalist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85189-francezët_vazhdojnë_protestat_kundër_sistemit_kapitalist
Protestuesit francez të njohur me emrin Jelekverdhët kanë vazhduar protestat e tyre në francë kundër sistemit kapitalist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Francezët vazhdojnë protestat kundër sistemit kapitalist

Protestuesit francez të njohur me emrin Jelekverdhët kanë vazhduar protestat e tyre në francë kundër sistemit kapitalist.

Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Memijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e  Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.  Siç raportojnë mediat vendase demonstruesit kanë sulmuar forcat e policisë, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur. Që prej nëntorit qytetarët francezë kanë pushtuar rrugët kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit. Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar. Lëvizja “Jelekët e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së çmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës.