Francezët vazhdojnë protestat kundër sistemit kapitalist
Protestuesit francez të njohur me emrin Jelekverdhët kanë vazhduar protestat e tyre në francë kundër sistemit kapitalist.
Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Memijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri. Siç raportojnë mediat vendase demonstruesit kanë sulmuar forcat e policisë, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur. Që prej nëntorit qytetarët francezë kanë pushtuar rrugët kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit. Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar. Lëvizja “Jelekët e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së çmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës.