Një Brexit pa marrëveshje "kërcënon sigurinë e ushqimeve" në Britani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85206-një_brexit_pa_marrëveshje_kërcënon_sigurinë_e_ushqimeve_në_britani
Dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kërcënon sigurinë e ushqimeve në këtë vend dhe çon në çmime më të larta dhe rafte të zbrazëta, paralajmëroi Konsorciumi Britanik i Shitësve me Pakicë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2019 14:32 Europe/Tirane
  • Një Brexit pa marrëveshje

Dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kërcënon sigurinë e ushqimeve në këtë vend dhe çon në çmime më të larta dhe rafte të zbrazëta, paralajmëroi Konsorciumi Britanik i Shitësve me Pakicë.

Në letrën që nënshkruan disa kompani thuhet se, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, magazinimi i ushqimeve të freskëta është i pamundur dhe se Britania e Madhe është shumë e varur nga BE-ja për prodhim. Më 15 janar, Parlamenti britanik ka refuzuar të miratojë marrëveshjen që ka arritur kryeministrja britanike, Theresa May, me BE-në rreth kushteve të divorcit. Publikimi i letrës paralajmëruese nga shitësit britanikë vjen një ditë para se në parlament të votohet Plani B i kryeministres May. Letra që ka parë BBC, bazohet në shifrat e qeverisë, e cila, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, ka paralajmëruar rënie mbi 80% të hyrjes së mallrave, që do të kërcënojnë disponueshmërinë e disa prodhimeve. Siç raporton BBC, shitësit me pakicë kanë hezituar deri më tash të ndërhyjnë në debatin e Brexit-it, por po e bëjnë këtë pasi po afrohet data e largimit të Britanisë nga BE-ja, që është 29 marsi i këtij viti.