Militantët e ISIS-it transferohen nga Pakistani në Taxhikistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85207-militantët_e_isis_it_transferohen_nga_pakistani_në_taxhikistan
Helikopterë të paidentifikuar transportuan një numër të madh të terroristëve të ISIS nga Pakistani në kufirin me Taxhikistanin, pranë kufijve jugorë të Rusisë, tha të hënën zëvendësministri i brendshëm rus Igor Zubov.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2019 14:37 Europe/Tirane
  • Militantët e ISIS-it transferohen nga Pakistani në Taxhikistan

Helikopterë të paidentifikuar transportuan një numër të madh të terroristëve të ISIS nga Pakistani në kufirin me Taxhikistanin, pranë kufijve jugorë të Rusisë, tha të hënën zëvendësministri i brendshëm rus Igor Zubov.

Pakistani dhe Taxhikistani janë të ndarë nga rajoni Wakhan i Afganistanit. Sipas zyrtarit rus, mund të ketë disa përgatitje për një provokim që mund të drejtohet  kundër Rusisë. " "Luftëtarët e ISIS në sasi të madhe janë transportuar nga territori pakistanez në kufirin me Taxhikistanin. Në këtë zonë, ndoshta militantët mund të bëjnë provokime masive që do të rezultonin në dyndje të mëdha të refugjatëve që ikin nga ky territor, gjë që do të kishte ndikim në Rusi", tha Zubov. Më parë, gjeneral koloneli rus Andrey Novikov, kreu i Qendrës kundër terrorizmit të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, tha se terroristët e ISIS u transportuan në Afganistan dhe Pakistan pas humbjes në Siri dhe Irak.