Sanksionet të reja kundër Sirisë në tryezën e Senatit amerikan
Senati amerikan po analizon një paketë të re sanksionesh kundër Sirisë dhe kundër lëvizjeve anti-sioniste me qëllim që të mbështesë aleatët e tij në rajon.
Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, paketa e re që po analizohet në Senat përfshin sanksione për Sirinë dhe mbështetje për regjimin sionist dhe Jordaninë. Kjo paketë synon tu japë garanci aleatëve të Amerikës të cilët u shqetësuan nga ndryshimet politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendimit për tërheqjen nga Siria. Paketa është në kuadër të ligjit për sigurinë e Amerikës në Lindjen e Mesme për vitin 2019 dhe ajo është e ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë konsiston në armatosjen e regjimit sionist me armë të reja me precizon të lartë, pjesa e dytë përfshin sanksionet kundër BQS dhe ndaj disa personave në Damask dhe pjesët e tjera janë mbështetje për aleatët. Amerika përgjatë 8 viteve të kaluara me gjithë mbështetjen e saj për terroristët në Siri nuk ka arritur të realizojë programin e saj për rrëzimin e qeverisë së Damaskut.