Mogherini: BE përkrah INSTEX-in
(last modified Fri, 01 Feb 2019 07:09:41 GMT )
Shkurt 01, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Mogherini: BE përkrah INSTEX-in

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini ka mirëpritur hapjen e instrumentit të mbështetjes së shkëmbimeve tregtare, ose INSTEX, që është ngritur nga Franca, Gjermania dhe Britania për të lehtësuar tregtinë globale me Iranin.

Duke folur gjatë seancës së ministrave të jashtëm të BE në Bukuresht, Rumani, Mogherini tha se Gjermania, Franca dhe Britania inauguruan zyrtarisht kanalin INSTEX dhe “ajo shpreh mbështetje të fortë për këtë mekanizëm”. Ajo tha se ideja e krijimit të INSTEX u ngrit në margjinat e sesionit të AP të OKB në shtator për të zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të Iranit. Mogherini tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore në 13 raporte konfirmoi se Irani po i përmbahet të gjitha angazhimeve të tij dhe se kjo marrëveshje është një dokument kyç për sigurinë në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se beson se mekanizmi financiar Iran-Evrope do të garantojnë vazhdimin e tregtisë ligjore me Iranin siç parashikohet në marrëveshjen bërthamore. Mogherini tha se nuk ekziston asnjë rrezik për mekanizmin financiar Iran-Evropë.

Tags