Amerika irritohet, Rusia kënaqet nga hapja e mekanizmit SPV
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85306-amerika_irritohet_rusia_kënaqet_nga_hapja_e_mekanizmit_spv
Në kohën kur DASH me anë të një deklarate të nxjerrë dje, hapjen e mekanizmit special tregtar të Evropës me Iranin të quajtur INSTEX e quajti faktor të pasojave të rrezikshme për BE, përfaqësuesi i Rusisë në BE ka mirëpritur vendimin e unionit për hapjen e kanalit special tregtar me Iranin dhe shpresoi se ky hap do të ndihmojë në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2019 04:40 Europe/Tirane
  • Amerika irritohet, Rusia kënaqet nga hapja e mekanizmit SPV

Në kohën kur DASH me anë të një deklarate të nxjerrë dje, hapjen e mekanizmit special tregtar të Evropës me Iranin të quajtur INSTEX e quajti faktor të pasojave të rrezikshme për BE, përfaqësuesi i Rusisë në BE ka mirëpritur vendimin e unionit për hapjen e kanalit special tregtar me Iranin dhe shpresoi se ky hap do të ndihmojë në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.  

Palët evropiane në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin kanë përfunduar një kanal transaksionesh të shumëpritur me Iranin që synon mbrojtjen e lidhjeve tregtare me Teheranin kundër sanksioneve amerikane, njoftuan mediat gjermane. Transmetuesi publik gjerman NDR raportoi të enjten se Gjermania, Franca dhe Britania kishin regjistruar mekanizmin, i cili do të quhet Instrumenti i Mbështetjes së Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX). Kanali i pagesave, tha raporti, do të bazohet në kryeqytetin francez, Paris, dhe do të menaxhohet nga një ekspert bankar gjerman. Bankieri gjerman Per Fischer, një ish-drejtor i Commerzbank, do të drejtojë Instrumentin e Mbështetjes së Shkëmbimeve Tregtare ose INSTEX, të ngritur nga Franca, Gjermania dhe Britania për të lehtësuar tregtinë globale të Iranit. INSTEX fillimisht ka për qëllim të përdoret për shitjen e ushqimeve, medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Iran, por gjithashtu mund të zgjerohet në të ardhmen. "INSTEX nuk do të ndryshojë gjërat në mënyrë dramatike, por është një mesazh politik i rëndësishëm për Iranin për të treguar se jemi të vendosur të shpëtojmë marrëveshjen bërthamore dhe gjithashtu një mesazh për Shtetet e Bashkuara për të treguar se ne i mbrojmë interesat tona pavarësisht nga sanksionet e tyre ekstra-territoriale", tha një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve Reuters. Vladimir Chizov, përfaqësuesi i Rusisë në BE ka thënë: Me gjithë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe masave të këtij vendi për tu përballur me këtë marrëveshje, kanali special i tregtisë së Evropës me Iranin mund të zgjidhë problemet ekzistuese që kanë lindur në tregtinë me Iranin. Karin Kneissl, ministre e jashtme e Austrisë gjithashtu ka mirëpritur hapjen e kanalit special INSTEX. Në këtë mes edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini ka mirëpritur hapjen e instrumentit të mbështetjes së shkëmbimeve tregtare, ose INSTEX, që është ngritur nga Franca, Gjermania dhe Britania për të lehtësuar tregtinë globale me Iranin. Duke folur gjatë seancës së ministrave të jashtëm të BE në Bukuresht, Rumani, Mogherini tha se Gjermania, Franca dhe Britania inauguruan zyrtarisht kanalin INSTEX dhe “ajo shpreh mbështetje të fortë për këtë mekanizëm”. Ajo tha se ideja e krijimit të INSTEX u ngrit në margjinat e sesionit të AP të OKB në shtator për të zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të Iranit. Mogherini tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore në 13 raporte konfirmoi se Irani po i përmbahet të gjitha angazhimeve të tij dhe se kjo marrëveshje është një dokument kyç për sigurinë në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se beson se mekanizmi financiar Iran-Evrope do të garantojnë vazhdimin e tregtisë ligjore me Iranin siç parashikohet në marrëveshjen bërthamore. Mogherini tha se nuk ekziston asnjë rrezik për mekanizmin financiar Iran-Evropë.  Këtij hapi të Evropës i është përgjigjur Amerika e cila ka thënë se krijimi i këtij kanali nuk do të ulë presionet e Uashingtonit kundër Iranit. Qeveria amerikane që nga vënia në funksion e marrëveshjes bërthamore në janar të vitit 2016 ka sabotuar gjithmonë këtë marrëveshje dhe më në fund Donald Trump më 8 Maj mori vendim për tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore.