Italia në recesion; Ekonomia vazhdon të kontraktohet
Italia ka rënë në recesion sipas shifrave zyrtare nga agjencia italiane e statistikave. Të dhënat tregojnë se ekonomia e Italisë është kontraktuar për të dytin tremujor radhazi në fund të vitit. Kjo rënie ka intensifikuar shqetësimet për ekonominë e eurozonës.
Ekonomia italiane është e treta më e madhja në eurozonë, por produkti i saj i brendshëm bruto, ra me 0.2 për qind mes tetorit dhe dhjetorit. Kjo vjen pas një rënieje prek 0.1 për qindësh në tremujorin e tretë, dhe është 0.1 për qind më e lartë në bazë vjetore. Kritikët thanë se rënia ekonomike ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes mes partive të koalicionit qeverisës dhe Brukselit në lidhje me politikat fiskale, ç’ka edhe ka krijuar një humbje të besimit tek tregjet. Kjo ka rritur koston e huamarrjes për Italinë dhe ka dëmtuar ekonominë. Por, kryeministri Giusepe Conte, fajësoi përplasjen tregtare mes SHBA dhe Kinës që sipas tij ka prekur eksportet e Italisë. Kina dhe Gjermania janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Italisë. “Kjo është një fazë tranzicioni pasi vjen si pasojë e një përplasjeje tarifash që po ndodh tani. Pra, nuk jemi të shqetësuar. Ajo që na shqetëson është përqendrimi tek rilançimi i ekonomisë sonë që me siguri do të ndodhë në 2019, pasi masat ekonomike që ne kemi marrë në buxhet do të fillojnë të japin efekte”, tha Conte.