Mike Pence kërkon grusht shtet kundër Maduros në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85336-mike_pence_kërkon_grusht_shtet_kundër_maduros_në_venezuelë
Zëvendëspresidenti amerikan bëri hapur thirrje për rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Ka ardhur koha që tirania e Maduros të marrë fund, tha Pence përpara venezuelasve që jetojnë në mërgim në Majemi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2019 12:29 Europe/Tirane
  • Mike Pence kërkon grusht shtet kundër Maduros në Venezuelë

Zëvendëspresidenti amerikan bëri hapur thirrje për rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Ka ardhur koha që tirania e Maduros të marrë fund, tha Pence përpara venezuelasve që jetojnë në mërgim në Majemi.

Sundimi i nacionalistit të majtë, sipas numrit dy të qeverisë amerikane, duhet të marrë fund e menjëherë madje.

“Kjo nuk është koha për dialog, kjo është koha për të vepruar dhe për t’i dhënë fund regjimit te Maduros”, tha Mike Pence.

Edhe vetë senatori Marco Rubio, me të cilin Trump u përball në zgjedhjet paraprake per kandidatin presidencial të Partisë Republikane, e ka paralajmëruar ashpër Maduron, duke thënë se lideri venezuelian tani është në telashe të mëdha.

“Kjo nuk është si herë të tjera, ke bërë Donald Trumpin një armik të tmerrshëm, u shpreh Rubio, duke i kujtuar Maduros se koha që të japë dorëheqjen vullnetarisht, po kalon me shpejtësi. Sipas Mike Pence, të gjitha opsionet në rastin e Venezuelës janë në tryezë.