Mbi 5000 kompani gjermane kërkon bashkëpunim tregtar me Iranin
Michael Tokos, anëtar i lartë i dhomës tregtare të Gjermanisë dhe Iranit, në një prononcim për mediat gjermane, duke u shprehur optimist për efikasitetin e kanalit speciale financiar të Evropës me Iranin, i cilësoi të kota spekulimet e amerikanëve në lidhje me dështimin e këtij mekanizmi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Michael Tokos, anëtar i lartë i dhomës tregtare të Gjermanisë dhe Iranit, të shtunën tha se kanali financiar special i Evropës me Iranin i quajtur SPV u jep mundësi kompanive evropiane që të zhvillojnë bashkëpunime tregtare dhe ekonomike me Iranin.
Ai vendosjen në funksion të kanalit financiar SPV mes BE dhe Iranit e quajti optimist dhe theksoi se këto spekulime se do të ndërpriten bashkëpunimet ekonomike me Iranin janë tërësisht të gabuara.
Sipas këtij aktivisti ekonomik të Gjermanisë, në kohën kur vetëm kompanitë e mëdha gjermane për shkak të sanksioneve të Amerikës, i kanë heshtur bashkëpunimet e tyre me Iranin, gjermanët mesatarisht eksportojnë 200 deri 250 milionë euro mallra në muaj në Iran.
Ai theksoi se amerikanët nuk kanë informacione të sakta në lidhje me veprimtarinë e të gjitha kompanive të Gjermanisë dhe bashkëpunimin e tyre me Iranin.
Ai shtoi: "Sipas llogarive tona, mbi 5000 kompani gjermane të biznesit të mesëm dhe të vogël të Gjermanisë kërkojnë vazhdimin e bashkëpunimit tregtar me Iranin".