NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85350-nato_do_të_nënshkruajë_protokollin_për_anëtarësimin_e_maqedonisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë më 6 shkurt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2019 15:58 Europe/Tirane
  • NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë më 6 shkurt.

Më 6 shkurt ne do të shkruajmë histori”, ka shkruar në një postim në Twitter sekretari Stoltenberg. Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shtuar Stoltenberg. Ky zhvillim vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan marrëveshjes, sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar që të ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Që prej vitit 1991, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër. Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se pas nënshkrimit të protokollit të pranimit “procesi i pranimit (të Maqedonisë në NATO) do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve”. Kur të kryhet i gjithë ky proces, atëherë shteti do të bëhet anëtar i plotë”, ka thënë ky zyrtar. Më 30 janar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se shteti i tij planifikon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tash pasi shteti i tij ka arritur marrëveshje me Greqinë. “Ne shpresojmë që deri në qershor, do të prezantojmë argumente të fuqishme para Këshillit Evropian, në mënyrë që të marrim datën e nisjes së negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Zaev.