Gjermania i kërkon Rusisë të dislokojë raketat përtej Uraleve!
(last modified Mon, 04 Feb 2019 17:29:43 GMT )
Shkurt 04, 2019 18:29 Europe/Tirane
  • Gjermania i kërkon Rusisë të dislokojë raketat përtej Uraleve!

Dy anëtarë të Bundestagut gjerman kanë sugjeruar që Rusia të vendosë raketat e reja 9M729 përtej Uraleve, duke konsideruar se një zgjidhje e tillë mund të shpëtojë Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), shkruan Frankfurter Allgemeine.

Siç raporton e përditshmja gjermane, Roderich Kiesewetter nga CDU dhe Rolf Mützenich nga SPD besojnë se vendosja e raketave të reja ruse matanë Uraleve do ta çojë Europën jashtë zonës së raketave 9M729, çka sipas tyre, do të mbronte kontinentin e vjetër kundër një gare të re të armëve. Një senator rus reagoi ndaj propozimit të bërë nga dy anëtarë të Bundestagut duke e quajtur atë "Ekuacion i pabarabartë". "Në Gjermani, bëhet thirrje që Rusia t'i vendosë këto raketa përtej Uraleve, ndërsa Ministri i Jashtëm polak apelon që Shtetet e Bashkuara të vendosin raketa bërthamore në Poloni - shumë afër kufijve me Rusinë. Është një ekuacion i tillë i pabarabartë që na ofrohet në vendet e NATO-s. Natyrisht për qëllime paqësore dhe pa menduar për të kërcënuar Rusinë " deklaroi me ironi ky senator rus.

 

Tags