Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85473-tusk_një_vend_special_në_ferr_për_mbështetësit_e_brexit_it
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2019 15:48 Europe/Tirane
  • Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.

Tusk bëri deklaratat pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel. Deputetët që mbështetën Brexit reaguan me zemërim ndaj komenteve, duke e akuzuar Tusk për "arrogancë". "Po pyes veten, se si duket ky vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexit, pa asnjë plan për ta zbatuar në mënyrë efikase,"-shkruajti ai në Twitter. Por të shpejta kanë qenë reagimet e britanikëve. "Pas Brexit ne do të jemi të lirë nga zgjedhja e njerëzve arrogantë si ju, për të drejtuar vendin tonë. Tingëllon më shumë sesa 'parajsa' për mua,"-tha ish kreun e UKIP, Nigel Farage. Tusk komentoi pas kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May udhëtoi drejt Irlandës së Veriut në një mision për të kërkuar një rrugë për zgjidhjen e çështjes së kufirit irlandez dhe për të shpëtuar marrëveshjen e tërheqjes nga BE. Ndërkohë, Tusk theksoi përsëri se marrëveshja e tërheqjes me Bashkimin Evropian nuk është e hapur për rinegociim. "Sot detyra jonë më e rëndësishme është të parandalojmë një skenar pa marrëveshje,"-u tha ai gazetarëve në Bruksel të mërkurën. "Shpresoj që nesër do të dëgjojmë nga kryeministrja May një sugjerim real se si do ti japë fund bllokimit."