Moska: Sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Sirisë, janë 'Terrorizëm Ekonomik'
Sipas zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov, Moska dhe Teherani do të avancojnë mënyrat për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga sanksionet e SHBA-së.
"Ne duhet të përfundojmë procesin e tranzicionit të ndërveprimit ekonomik në monedhën kombëtare si mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga SHBA-të që abuzojnë me rolin e dollarit", u tha Ryabkov gazetarëve te enjten. Ai gjithashtu kritikoi Uashingtonin për sanksionet e imponuara kundër Damaskut. "Ka mënyra për të minimizuar pasojat e sanksioneve amerikane dhe këto mënyra do të përmirësohen. Ka partnerë dhe formate alternative, ato duhet të forcohen. Dhe unë pajtohem se sanksionet amerikane janë terrorizëm ekonomik ", theksoi zëvendësministri i Jashtëm rus. Në një konferencë shtypi në Moskë, zëvendësministri i Jashtëm rus, duke kritikuar tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit, mirëpriti krijimin e një mekanizëm të quajtur INSTEX nga Britania, Franca dhe Gjermania për të anashkaluar sanksionet e SHBA kundër Iranit.