Jelekverdhët problem i përhapur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85514-jelekverdhët_problem_i_përhapur
Franca tërhoqi ambasadorin Christian Masset nga Roma, duke e akuzuar Italinë për provokime të vazhdueshme. Tensionet arritën kulmin kur zv./kryeministri italian Luigi Di Maio u takua këtë javë me një përfaqësi të lëvizjes anit qeveritare të jelekëve të verdhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Jelekverdhët problem i përhapur

Franca tërhoqi ambasadorin Christian Masset nga Roma, duke e akuzuar Italinë për provokime të vazhdueshme. Tensionet arritën kulmin kur zv./kryeministri italian Luigi Di Maio u takua këtë javë me një përfaqësi të lëvizjes anit qeveritare të jelekëve të verdhë.

“Për disa muaj me radhë Francë është akuzuar dhe sulmuar vazhdimisht,” tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë, duke e quajtur sjelljen e Romës “të paprecedentë” që nga Lufta e Dytë Botërore. Në Deklaratë thuhet se Di Maio synon t’i përdorë protestuesit antiqeveritarë për qëllime elektorale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm të Italisë Mateo Salvini, i cili tha se po mbron interesat e bashkëkombësve të tij. Tensionet midis Parisit dhe Romës filluan kur në Itali erdhën në pushtet dy parti populiste. Të dy partitë e kanë akuzuar Francën si vend kolonizator të Afrikës, ndërkohë jo rrallë është shigjetur direkt edhe presidenti Emmanuel Macron. Ky i fundit është zotuar publikisht për të luftuar lëvizjet populiste në Evropë.  Gjatë takimi të tij me përfaqësuesit e lëvizjes anti qeveritare të jelekëve të verdhë, Di Maio tha se ishte i gatshëm për të formuar një front të përbashkët në zgjedhjet evropiane.