Venezuela transferon llogarinë e saj të naftës në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85574-venezuela_transferon_llogarinë_e_saj_të_naftës_në_rusi
Kompania shtetërore e naftës në Venezuelë, e cila kohët e fundit është sanksionuar nga Amerika, të ardhurat e saj nga shitja e naftës i ka transferuar në një llogari të kësaj kompanie në një prej bankave ruse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 10, 2019 08:54 Europe/Tirane
  • Venezuela transferon llogarinë e saj të naftës në Rusi

Kompania shtetërore e naftës në Venezuelë, e cila kohët e fundit është sanksionuar nga Amerika, të ardhurat e saj nga shitja e naftës i ka transferuar në një llogari të kësaj kompanie në një prej bankave ruse.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, kompania shtetërore e naftës në Venezuelë e njohur me emrin PDVSA, prej investitorëve të saj ka kërkuar që të ardhurat nga shitja e naftës t’i fusin në një llogari të re në Rusi që është hapur në bashkëpunim me kompaninë ruse Gazprom. Amerika për të ndërprerë të ardhurat e Venezuelës nga shitja e naftës, më 28 janar ka sanksionuar kompaninë shtetërore të këtij vendi me qëllim që të krijojë probleme tek të ardhurat e naftës të qeverisë së presidentit Nikolas Maduro. Një ditë më parë Marko Robio senator republikan në Amerika ka akuzuar Arabinë Saudite se mbështet qeverinë e Nikolas Maduro dhe pretendoi se një anije saudite me lëndë holluese po shkon në Venezuelë dhe ditën e hënë arrin në këtë vend. Nafta e Venezuelës është bërë objekt rivaliteti mes Nikolas Maduro president dhe Juan Guaido president i vetëshpallur në Venezuelë. Ky i fundit i varur nga Amerika ka deklaruar se në rast të nevojës, ai do të jetë i gatshëm për të lëshuar lejen për sulm ushtarak të Amerikës kundër vendit të tij për ta rrëzuar qeverinë e Maduros. Juan Guaido në intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, nuk e ka mohuar ndërhyrjen ushtarake të Amerikës dhe ka deklaruar se ai është i gatshëm që në rast të nevojës për ta detyruar Nikolas Maduro, presidentin e Venezuelës, që të largohet nga pushteti, është i gatshëm të lëshojë leje për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës kundër Venezuelës. Guaido këtë veprim e ka arsyetuar si veprim për t’i dhënë fund krizës në Venezuelë. Kjo është në kohën kur kriza e re në Venezuelë ka filluar në kohën kur Guaido më 23 janar të këtij viti me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe aleatëve të saj, e ka shpallur veten president të Venezuelës, veprim ky që qeveria e këtij vendi këtë veprim e ka quajtur grusht shtet kundër Nikolas Maduro, presidentit legjitim të Venezuelës. Dhjetëra mijëra venezuelanë kanë shtrirë rrugët e Venezuelës, duke mbajtur tubime në mbështetje dhe kundër Maduro, i cili filloi mandatin e tij të dytë gjashtëvjeçar në detyrë muajin e kaluar. Përleshjet filluan pasi Juan Guaido, kreu i opozitës në Asamblenë Kombëtare të vendit, shpalli veten si "president të përkohshëm" dhe i kërkoi Maduro-it të jepte dorëheqjen. SHBA nxituan të mbështesin Guaido, duke njoftuar sanksionet mbi industrinë e naftës të Venezuelës. Zyrtarë të tjerë të SHBA gjithashtu kanë dyfishuar mundësinë e aksionit ushtarak, duke përsëritur qëndrimin e Presidentit Donald Trump se "të gjitha opsionet janë në tryezë". Në një intervistë me CBS, Trump tha se veprimi ushtarak kundër Maduro mbeti "një opsion".