Protesta masive në Madrid kundër bisedimeve për Kataloninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85588-protesta_masive_në_madrid_kundër_bisedimeve_për_kataloninë
Mijëra protestues u mblodhën në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2019 15:06 Europe/Tirane
  • Protesta masive në Madrid kundër bisedimeve për Kataloninë

Mijëra protestues u mblodhën në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.

Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën. Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”. Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.