Protesta masive në Madrid kundër bisedimeve për Kataloninë
Shkurt 10, 2019 15:06 Europe/Tirane
Mijëra protestues u mblodhën në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.
Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën. Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”. Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.
Tags