Rusia dhe BE synojnë tregtinë me euro
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se Rusia dhe autoritetet e BE-së janë duke hartuar një program për përdorimin e euros në shkëmbimet tregtare të tyre.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Alexander Pankin, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, duke thënë se Rusia po shqyrton mundësinë e përdorimit të euros në shkëmbimet tregtare me BE, deklaroi se negociatat në këtë drejtim kanë për qëllim uljen e varësisë ndaj dollarit amerikan. Alexander Pankin shtoi se akoma nuk është përcaktuar se shkëmbimet tregtare me euro mes Rusisë dhe BE a do të mund të fillojnë gjatë vitit 2019 apo jo. Shkëmbimet tregtare mes Rusisë dhe BE deri para vitit 2014 shkonin deri në 300 miliardë euro, mirëpo që nga ai vit si pasojë e vendosjes së sanksioneve të Evropës dhe Amerikës kundër Rusisë për shkak të tensioneve me Ukrainës, këto shkëmbime janë reduktuar në masë të dukshme.