Sёrish protesta tё ‘Jelekëve të Verdhё’ nё Francё
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85594-sёrish_protesta_tё_jelekëve_të_verdhё’_nё_francё
Pёr tё 13 herё nё Francё “Jelekët e Verdhёt” kanё protestuar dhe sёrish ka pasur trazira mes policisё dhe demonstrantёve. Nё Paris u plagos njё person.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Sёrish protesta tё ‘Jelekëve të Verdhё’ nё Francё

Pёr tё 13 herё nё Francё “Jelekët e Verdhёt” kanё protestuar dhe sёrish ka pasur trazira mes policisё dhe demonstrantёve. Nё Paris u plagos njё person.

Nё Francё sërish lёvizja “Jelekëve të Verdhё” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13-ën herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga harku i Triumfit pёrgjatё bulevardit Champs-Elysées nё drejtim tё kullёs Eiffel. Gjatё konfrontimeve mes policisё dhe demonstruesve para godinёs sё parlamentit tё paktёn njё person u plagos rёndё. Televizioni BFM TV duke iu referuar prefekturёs sё policisё njoftoi, se njё burrё ka humbur katёr gishta. Bёhet fjalё pёr fotografin e kësaj lëvizje. Njё dёshmitar okular i ka thёnё agjencisё sё lajmeve AFP, se plaga ёshtё shkaktuar prej njё granate me tym. Me kёtё forcat e rendit synonin t’i mbanin demonstruesit larg godinёs sё parlamentit. Personi i plagosur ka dashur tё mbrohej me dorё prej granatёs. Kur ai e preku atё, ajo shpёrtheu. Tani pёr tani nuk ka njё konfirmim zyrtar pёr kёtё rast.