Pretendimet e kryeministrit të Hungarisë për mospranimin e emigrantëve në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85629-pretendimet_e_kryeministrit_të_hungarisë_për_mospranimin_e_emigrantëve_në_evropë
Kryeministri i Hungarisë thotë se me nivelin aktual të pranimit të emigrantëve në Evropë, po reduktohet përqindja e popullsisë së krishterë në këtë kontinent.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2019 11:04 Europe/Tirane
  • Pretendimet e kryeministrit të Hungarisë për mospranimin e emigrantëve në Evropë

Kryeministri i Hungarisë thotë se me nivelin aktual të pranimit të emigrantëve në Evropë, po reduktohet përqindja e popullsisë së krishterë në këtë kontinent.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë dhe lideri partisë së ekstremit të djathtë konservator “Fidesz”, duke thënë se mesatarja e lindjeve në Evropë është reduktuar në nivel të gjerë, shtoi: “Shtetet perëndimore me përpjekjet e tyre po mundohen që ta kompensojnë këtë fenomen duke pranuar numër më të madh të emigrantëve.

Viktor Orban duke paralajmëruar në lidhje me rrezikun e pranimit të emigrantëve myslimanë në shtetet perëndimore, ka thënë se në këto vende përqindje e të krishterëve po reduktohet dhe në këtë mënyrë do të formohet një shoqëri krishtere-myslimane.

Orban edhe më parë ka deklaruar se tani e tutje do të ketë civilizim mysliman-krishterë në Evropën Perëndimore dhe civilizim krishterë në Evropën Qendrore dhe Lindore.